Gjatë paradites së sotme, policia njoftoi për një shpërthim me lëndë plasëse në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra raporton se tritoli është vendosur rreth orës 01:45 në lokalin në afërsi të Komunës së Parisit. Lënda eksplozive ka shpërthyer pak minuta pasi është vendosur.
Por pronarët e lokalit nuk e kanë raportuar menjëherë në polici kur e kanë konstatuar. Rreth orës 10:10 kanë thirrur policinë.
Në dëshminë e tyre paraprake kanë mohuar që të kenë probleme me persona të tjerë dhe nuk dinë se kush mund të jetë autori. Ndërkohë në pikën ku është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie./abcnews.al