Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJE/ Krimi në Kavajë, si nisi konflikti që përfundoi me vrasjen e 47-vjeçarit

schedule16:34 - 21 Shkurt, 2026

schedule 16:34 - 21 Shkurt, 2026

KAVAJË- Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen me thikë të një 47-vjeçari në Kavajë.

Shkak për konfliktin në Kavajë mësohet të ketë qenë një vend parkimi. Roland Puja ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar Alket Isufi të largonte makinën.

Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati, fillimisht me fyerje të ndërsjella dhe më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta.



Roland Puja ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër, plagë e cila i ka marrë jetën bashkëmoshatarit të tij 47-vjeçar, Alket Isufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!