Zbulohen të tjera detaje në lidhej me konfliktin për pronat në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
ABC News mëson se 3 vëllezërit Veseli, kanë qenë duke punuar token dhe atyre u janë afruar Sokol e Pëllumb Murati dhe djali i Sokolit, Valdano Murati 32 vjeç.
Ata kanë debatuar fillimisht dhe me pas janë konfliktuar me sende të forta. Këto të dhëna janë marrë pasi në spitalin e Kurbinit janë paraqitur për ndihme mjekësore vëllezërit Veseli dhe ku është mësuar për konfliktin. Sipas të dhënave të para, referuar dëshmisë së dhënë nga të arrestuarit, edhe njeri nga vëllezërit Veseli ka pasur me vete arme zjarri dhe e ka nxjerrë, por në moment ka reaguar Valdano Murati qe ka qëlluar me pistoletë në pjesën e barkut njërin nga vëllezërit Veseli.
Pas plagosjes vëllezërit Murati janë larguar dhe pas njoftimit të policisë ata janë arrestuar, ndërsa Valdano Murati është shpallur në kërkim.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.
/abcnews.al