TIRANË- AbcNews ka mësuar se Jetnor Zhaboli, kishte blinduar banesën e tij me kamera sigurie në çdo dhomë dhe ne çdo cep të banesës së tij.
Me profesion ekonomist, Zhaboli sa herë që dilte nga banesa kërcënonte familjarët që askush të mos dalë nga banesa dhe monitorimin e bënte nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Ndërsa celularëve të tyre u bllokonte valët që të mos kishin kontakte me asnjë person jashtë banesës.
Sipas hetimeve të policisë këto sjellje ai i ka bërë si shkak i xhelozisë ndaj bashkëshortes.
Madje sipas policisë ai kishte instaluar kamera edhe në tualetin e banesës. Prej fillimit te marrëdhënies sipas hetimeve ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës është bërë edhe më agresiv./abcnews.al