Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e një përplasje mes tyre, mbetën të vrarë shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj, bën me dije se shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike.
Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.
LEXO EDHE: EMRAT/ I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë në Kavajë
Policia e Kavajës pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka marrë fillimisht dy shtetasit që ishin me shenja jete dhe njërin prej e tyre e ka transportuar drejt spitalit të Kavajës dhe tjetrin në atë të Durrësit, por asnjë prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Sipas informacioneve të marra në zonë nga gazetari, shtetasi Edmond Gosa ka qenë një person problematik që ngacmonte shpesh njerëz të ndryshëm
Njoftim:
Kavajë/Informacion shtesë
Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.r.t/abcnews.al