Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje/ Gjithçka nisi nga një komunikim në rrjetet sociale, si u mor peng 68-vjeçari në Tiranë

schedule12:29 - 30 Prill, 2025

schedule 12:29 - 30 Prill, 2025

TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë mbi pengmarrjen e 68-vjeçarit Edvar Agalliu në Tiranë.

Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, kishte nisur komunikim në rrjetet sociale me Agalliun.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se në të njëjtën kohë, 32-vjeçarja kishte një lidhje me Sulejman Sinën, 31 vjeç, që rezulton i arrestuar dhe i njohur më parë për dënime për vjedhje me dhunë.



Ditën e pengmarrjes Begolli i kërkoi Agalliut të takohej në zonën e “Pazarit të Ri”.

Pasi ai pranoi, tre persona vëllezërit Sina dhe Idajet Mashollari pritën në vendin e dakordësuar dhe e futën me forcë në një automjet, duke e çuar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë 68-vjeçarin.

Ka dyshime se kjo skemë është ngritur nga e reja në bashkëpunim me autorët e tjerë për të marrë peng e më pas edhe shumën e parave 68-vjeçarit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!