Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJE/ Divjakë, sherri për ujin dy vjet më parë përfundoi me vrasjen e 32-vjeçarit

schedule12:21 - 20 Gusht, 2025

schedule 12:21 - 20 Gusht, 2025

DIVJAKË– Xhesion Toromeni kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në fshatin kryekuq të Divjakës pas 7 viteve në Itali. Mesnatën e së martës ai shkoi në lokalin e fshatit ku Besmir Kumria, 32 vjeç po qëndronte me miqtë e tij.

Pa thënë asnjë fjale, Toromeni ka zbritur nga makina me thikë në dorë dhe ka sulmuar për vdekje bashkëfshatarin e tij 32 vjeç. Viktima nuk e ka njohur autorin. Ky i fundit e goditi dy herë me thike ne pjesën e barkut.

32-vjeçari tentoi të largohej, por pas disa metrash ka rene përtokë i vdekur.

Autori u largua me automjetin e tij, gjakftohtë.  Tre orë më pas, në tentative për t’u larguar drejt Fierit, vrasësi iu përgjigj telefonatës së efektiveve të policisë duke u treguar vendndodhjen e tij.

Gjatë arrestimit ai i tha policëve se Besmiri i ka goditur me shpullë babain dy vjet më parë.

Konflikti mes familjeve Kumria dhe Toromeni në Kryekuq të Divjakës, është i hershëm dhe ka nisur për radhën e vaditjes se parcelave bujqësore me ujin e kanalit vaditës. Dy vjet me parë, ky ishte motivi i deklaruar nga anëtarët e familjeve në komisariatin e policisë Divjakë, ku përfunduan pas një konflikti fizik mes tyre.

Burimet nga ky komisariat thanë se konflikti ishte i njohur për policinë dhe se dy vjet me pare janë proceduar penalisht anëtare nga të dyja familjet.

Banesat e familjes së autorit dhe asaj te viktimës, i ndan vetëm rruga e fshatit kryekuq. Përveçse fqinj, familjet Toromeni dhe Kumria kanë edhe lidhje krushqie.

Konflikti për ujin e tokës është zhvilluar mes anëtarëve të moshuar të familjes kurse të rinjtë, si autori ashtu edhe viktima kanë jetuar dhe punuar larg vendlindjes.

Besmir Kumria punonte si elektricist në zonën e Himarës së bashku me vëllain ndërsa vrasësi i tij për 7 vjet nuk kishte shkelur ne Kryekuq.

Ky i fundit mbërriti disa ditë më parë për arsye ende të paqarta, por burime pranë të afërmve te tij citojnë te riun të këtë thënë : nuk me zë gjumi që prej dy vitesh kur më qëlluan babain me shpullë. Policia po merr në pyetje dëshmitarë dhe anëtaret e dy familjeve për të dokumentuar ngjarjen, rrethanat dhe motivin.

Bashkëfshatari i familjeve Kumria dhe Toromoni thotë se shkak i konfliktit mes dy familjeve është toka.

Paraprakisht policia e Fierit ka ngritur dy akuza ndaj 25-vjecarit, “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje e armeve te ftohta”. Hetimet vijojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!