TIRANË– Policia arrestoi një 24 vjeçar në Kombinat, pasi përveç se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me një vajzë të mitur, vetëm 11 vjeçe, banore në zonën ku ai jetonte.
Mësohet se rasti i abuzimit është zbuluar pas arrestimit të Ramis Hysenjit për dhunë në familje. Pasi policia e ka shoqëruar dhe arrestuar atë, 24-vjeçarit iu sekuestrua celulari dhe nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.
Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë./ n.m.abcnews.al