Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi mëngjesin e kësaj të marte fshatin Shalës, në Konispol.
Hyso Islami 69 vjeç pas një konflikti verbal ka qëlluar për vdekje me sopatë bashkëshortën Shano Islami.
“Ngjarja ka ndodhur në prani të mbesës 10 vjeçare të çiftit, kjo e fundit ka njoftuar të atin 40 vjeçarin Klement Islami i cili pasi ka parë nënën të vrarë ka hedhur nga shkallet babain Hyso Islami”.
Viktimat prej më shume se 40 vitesh të martuar, ishin prindër të 3 fëmijëve ndërsa të fundmi jetonin me të birin Klementin.
Hyso Islami e kishte nisur ditën si zakonisht duke çuar bagëtitë në fushë, ndërsa në orën 7:00 u kthye në shtëpi dhe pas konfliktit ka vrarë me sopatë të shoqen.
Ky i fundit kishte probleme me alkoolin dhe ishte i dhunshëm, ndërsa zanafilla e ngjarjeve tragjike në familjen Islamaj nisin vite më parë me të atij e 69 vjeçarit i cili dyshohet të ketë vrarë 3 bashkëshortet e tij, njërën duke e hedhur në gropën e gëlqeres, një duke e hedhur në pus e tjetrën në lum. Teksa trupat e Hyso Islamaj 69 vjeç dhe Shano Islamaj 66 vjeç janë çuar në morgun e Sarandës, i biri Klement Islamaj është shoqëruar në polici.
/abcnews.al/