Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje/ Atentati ndaj Julit të Pashakos në Lushnje, pista kryesore e policisë, hakmarrje nga njerëzit e Aldo Bares

schedule13:38 - 25 Nëntor, 2025

schedule 13:38 - 25 Nëntor, 2025

Policia e Fierit është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes në Lushnje ku mbeti i plagosur Julian Sula 45 vjeç.

Burime nga komisariati i policisë së Lushnjes thanë se dyshimet janë për një atentat të organizuar nga kundërshtaret e Juljan Sules që njihen si njerëz të Aldo Bares.

Shkak për këtë atentat mendohet të jetë dyshimi se Sula ka qenë i përfshirë në disa ngjarje ku janë vrarë ose plagosur njerëz të Aldo Bares.

Në ngjarjen e vitit 2015  Sula u hetua si i dyshuar për një atentat ndaj nipit të Aldo Bares. Hetimet në atë kohe nuk siguruan prova të mjaftueshme dhe ai u la i lirë.

Emri i tij është përmendur në disa ngjarje të tjera të bujshme, përfshirë masakrën e vitit 2018 ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, pjesë e bandës së drejtuar nga  Aldo Bare. Edhe pse kurrë nuk u provua zyrtarisht përfshirja, Sula mbeti ndër personat që përfliteshin publikisht.

Ndërsa në vitin 2019 u shpall në kërkim si person me dijeni të mundshme mbi atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe miku i tij dhe ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ne 2018 Juljan Sula i shpëtoi një sulmi me thika dhe mjete të forta, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje. Megjithëse u duk një sherr banal, fakti që pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja është mik i Aldo Bares, ngriti dyshime se ai ishte një sulm për hakmarrje. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares.

Sula u qëllua rreth 20 herë me thike dhe  leva. Ai u la buzë rruge për t’u gjetur më pas nga një kalimtar i rastit.

Policia e Fierit ka ngritur postblloqe ne akset hyrëse dhe dalëse të Lushnjës si dhe po këqyr të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati  dhe rrugës për në fshatin Licaj. Një makinë e djegur që u gjet në këtë zonë dyshohet se është e autorëve të atentatit. Brenda saj u gjet një pistolete. Sula ishte i vetëm në makine dhe po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit kur u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe pistoletë nga dy persona brenda një makine në lëvizje.

Megjithëse ndaj tij është qëlluar me breshëri, 45-vjeçari shpëtoi vetëm me një plumb në këmbë. Autorët duket se kanë menduar që Sula është vrarë ndaj edhe janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën e atentatit në fshatin Licaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!