PRRENJAS- Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në aksin Prrenjas-Librazhd. Sipas familjarëve dhe burimeve të policisë, ata kanë qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00 dhe më pas është shkëputur lidhja me ta.
Familjarët e çiftit të ndjerë kanë lajmëruar menjëherë policinë, dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas. Makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur 4 “Qershitë”. Makina ka rënë në përroin e Lingajcës. Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë përgjumja, por dhe ndonjë problem i mundshëm shëndetësor i drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi mjetit ka dalë nga rruga dhe ka ecur anash mbrojtësve anësore dhe ka përfunduar në lumë. Do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze./abcnews.al