DETAJE/ 35 vjeçari u qëllua me dy plumba në këmbë, si nisi sherri për parkimin e mjeteve në Lezhë

schedule12:17 - 25 Nëntor, 2023

schedule 12:17 - 25 Nëntor, 2023

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesditën e së shtunës në Lezhë, ku u plagos me armë 35 vjeçari Tonin Ndreca pas një konflikti të çastit me një Marjan Kolën. Gazetari Gjergj Figuri ka zbuluar me detaje se si nisi konflikti mes dy personave për një parkim pranë tregut të qytetit.

Shoferi i furgonit Tonin Ndreca dhe Kola kanë debatuar fillimisht teksa ndodheshin brenda mjeteve, për faktin se këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer se si e kishte parkuar furgonin, duke i penguar lëvizjen. Më pas, kanë zbritur nga makina dhe 35 vjeçari ka tentuar që ta qëllojë me një kaçavidë.

Kola ka nxjerrë armën duke e qëlluar me dy plumba në këmbë. Siç theksoi policia më herët, 35 vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes është larguar menjëherë me makinën, në të cilën bashkë me të ndodheshin dhe dy të tjerë.

Sipas asaj që bëhet me dije nga dëshmitë e marra në vendngjarje, drejtuesi i furgonit, 35 vjeçari sapo kishte marrë kthesën për t’u futur në rrugë dhe që ndodhej në automjet me dy persona të tjerë. Parkimi që ka bërë drejtuesi i furgonit nuk i ka pëlqyer aspak personit në mjetin tjetër pasi i ka penguar lëvizjen. Ka pasur fillimisht një debat dhe më pas janë ulur në tokë dhe kanë shkëmbyer sërish replika. Në këtë moment drejtuesi i furgonit ka marrë një kaçavidë dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të tij. Më pas, Kola ka qëlluar në drejtim të Tonin Ndrecës, në pjesën e poshtme duke e plagosur dhe autori është larguar me mjetin që po drejtonte“, raportoi gazetari Figuri./abcnews.al