Destiny’s Child: Jeta dhe karriera e yjeve pas ndarjes së grupit

schedule18:05 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:05 - 7 Tetor, 2020

Beyonce Knowles, Kelly Rowland Michelle Williams, LaTavia Roberson, LeToya Luckett dhe Farrah Franklin ndanë rrugët pas një suksesi të jashtëzakonshëm që patën me “Destiny’s Child”. Grupi i vajzave u formua në vitin 1990 me emrin Girl’s Tyme, pjesë e të cilit ishte Beyonce, Roberson, Rowland, Tamar Davis dhe motrat Nikki e Nina Taylor.  “Girl’s Tyme” përfundimisht ndryshoi emrin e tyre në Destiny, pak kohë më vonë.

Albumi i tyre i parë debutoi në Shkurt të 1998-ës, për të vijuar me pas me të dytin “The writing’s on the wall” në Korrik 1999. Një vit më vonë, Luckett dhe Roberson ishin larguar nga grupi, për t’u zëvendësuar me Williams dhe Franklin. Grupi u përball me një pengesë tjetër kur Franklin u largua papritmas vetëm pesë muaj pasi u bashkua, duke mbetur vetëm tre anëtarë.

Destiny’s Child publikoi albumin e tyre të tretë “Survivor” në maj 2001, me të cilin arritën një sukses të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj kohë, Beyonce dhe Rowland filluan karrierën solo. E para bashkëpunoi me Nelly në “Dilemma”, ndërsa Beyonce regjistroi “03 Bonnie & Clyde” me partnerin e saj, Jay-Z. Destiny’s Child u bashkuan përsëri në studio në 2004 për të regjistruar albumin e tyre të katërt dhe të fundit, “Destiny Fulfilled”.

Pasi nisën një turne botëror, treshja njoftoi ndarjen në 2005 dhe që nga ajo kohë Beyoncé, Rowland dhe Williams janë bashkuar vetëm disa herë në skenë që nga ndarja e tyre, së fundmi gjatë performancës së Coachella të Mbretëreshës Bey 2018.

Beyonce

Fëmija i Destiny Ku janë 6 anëtarët tani

Si soliste, Beyonce ka publikuar 6 albume. Gjithashtu lançoi dhe një album të përbashkët me Jay-Z “Everything Is Love”. Është vlerësuar si një nga artistet më të mira të të gjitha kohërave dhe ka fituar 21 Grammy gjatë karrierës si soliste. “Single Ladies”, “Crazy in Love”, “Drunk in Love” janë padyshim një ndër hitet që kanë bërë që këngëtarja të arrijë majat e suksesit.

Kelly Rowland

Fëmija i Destiny Ku janë 6 anëtarët tani

Rowland ka publikuar katër albume solo, përfshirë debutimin e saj në 2002 me “Simply Deep”. Ndër këngët e saj më të njohura janë “Like This”, “Motivation” dhe bashkëpunimet e David Guetta “Commander” dhe “When Love Takes Over”. Viteve të fundit, Rowland është bërë një personalitet i njohur televiziv, me pjesëmarrjen në jurinë e The X Factor UK në 2011, The X Factor USA në 2013 dhe The Voice Australia që nga viti 2017.

Michelle Williams

Fëmija i Destiny Ku janë 6 anëtarët tani

Williams gjithashtu ka publikuar katër albume si soliste. Këngët më të njohura të saj janë “We Break the Dawn” dhe “Journey to Freedom. Ajo u angazhua për aktrim në vitin 2003 kur bëri debutimin e saj në Broadway si personazhi i titullit në Aida. Ajo gjithashtu ka dfebutuar me rolet në “The Color Purple”, “Chicago”, “What My Husband Doesn’t Know”.

LaTavia Roberson

Fëmija-Fati-Ku-Janë-6-Anëtarët-Tani-04

Roberson dhe Luckett formuan një grup të quajtur Anjel me Naty Quinones dhe Tiffany Beaudoin pasi u larguan nga Destiny’s Child, por ata u ndanë në 2003, duke mos publikuar asnjë album. Roberson mbajti një profil të ulët në vitet që pasuan para se të dilte në dy shfaqje në skenë në 2013: “How to Love” dhe “Not My Family”. Roberson publikoi këngën debutuese solo “Best Time of Your Life,” në 2017.

LeToya Luckett

Fati-Fëmija-Ku-Janë-6-Anëtarët-Tani-05

Pas Destiny’s Child dhe Anjel, Luckett publikoi albumin e saj “LeToya” në 2006. Që nga atëherë, ajo ka publikuar dhe dy albume të tjera “Lady Love” në 2009 dhe “Back 2 Life” në 2017-ën. Ndërkohë, që ka debutuar dhe në disa filma si në “Preacher’s Kid”, “Lucky Girl” dhe “Unsolution”.

Farrah Franklin

Fëmija i Destiny Ku janë 6 anëtarët tani

Franklin ndoqi një karrierë si soliste pas qëndrimit të saj gjashtëmujor në Destiny’s Child. Për disa kohë la në harresë muzikën për t’ju përkushtuar aktrimit. Por, iu rikthye dashurisë së parë në 2020-ën, duke publikuar këngën që mban titullin “Push Up on Me” me reperin Maino. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!