Destinacioni i ri i Shëngjinit, “Delfin Resort”, një eksperiencë superiore turistike

schedule12:18 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:18 - 20 Korrik, 2021

Nëse keni menduar t’i kaloni pushimet tuaja në Shëngjin, atëherë vendi ideal është “Delfin Resort”. Është një projekt gjigant që i është shtuar kësaj zone dhe që ofron mundësitë më të mira për pushuesit. Ka një kapacitet prej 180 apartamentesh, që i përshtaten kërkesave të klientëve.

Resorti me pesë yje, i standartit ndërkombëtar premton një standart të ri në turizmin shqiptar, me shërbime të dedikuara dhe të specializuara. Menaxherja dhe drejtoresha e përgjithshme, Kristina Lleshi tregoi për moderatorin Alban Musa arsyet pse duhet të zgjidhni akomodimin në “Delfin Resort”.

“Këtë vit është hapje paraprake, dhe kemi hyrë në këtë sezon me çmime ofertë, qoftë në akomodim ashtu dhe në konsum. Çmimet janë fantastike. Përveç kësaj, është standarti i akomodit superior i mikpritjes. Është pikërisht kjo që i ka munguar ndër vite turizmit në Shqipëri.

Kemi menduar t’i përgjigjemi një target grupi sa më të gjerë. Një pushues mund të ketë dëshirë të konsumojë një picë, një darkë të rafinuar dhe një kuzhinë mesdhetare të mirëfilltë por duke qenë se shumica e klientelës tonë janë të huaj ose shqiptarë emigrantë, të cilët kanë nostalgji për ushqimet tradicionale shqiptare.“, tha ajo.

Moderatori bëri një tur nëpër resort duke ofruar pamje për të gjithë shikuesit bashkë me drejtoreshën e marketingut dhe të shitjeve, Arlinda Sylaj. “Kryesisht është një resort që mirëpret më së shumti familjarët po jo vetëm, ne ofrojmë dhe shërbime individuale. Ideja ka qenë që ky resort të funksionojë me apartamente. Ajo çfarë i ofrohet klientëve është një mundësi shumë e mirë akomodimi që të ndihen si në shtëpi dhe superior.”, tha Arlinda. /abcnews.al