Dest: Gjithçka ndodhi brenda një dite, te Milan doja të luajë që kur kam qenë fëmijë

schedule13:20 - 2 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 2 Shtator, 2022

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, brenda një dite. Më duhej të merrja një vendim shumë shpejt dhe të ndryshoja jetën, ekipin, vendin dhe kulturën time. E dua Milanin , është një klub për të cilin kam dashur gjithmonë të luaj që fëmijë. Jam i lumtur dhe i nderuar që filloj të luaj për këtë klub , do të jap maksimumin”, këto janë fjalët e para të Sergio Dest si lojtar i Milan.

Ish-lojtari i Barcelonës kaloi te kampionët e Italisë në formë huazimi ditën e fundit të merkatos, me të drejtë blerje të kartonit përfundimtar në fund të sezonit.

“Unë nuk kam luajtur kurrë në Itali, por kam parë disa ndeshje të Serie A. Është një kampionat i një  niveli të lartë dhe duhet të përballemi me disa skuadra të shkëlqyera, por ne kemi Scudetton në gjoks dhe duhet ta mbajmë atë për edhe sezonin e ardhshëm.

Pozicioni në fushë?  Te Ajax luajta si anësor, pastaj edhe si mbrojtës i krahut. Të vendosesha në pozicionin e mbrojtësit të krahut ishte një ide e mirë që më lejoi të tregoja cilësitë e mia si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese, të kisha qëndrueshmëri të mirë dhe të mbuloj të gjithë krahun. Për mua të luaj si mbrojtës i krahut është roli më i përshtatshëm, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Kjo më ka ndihmuar të bëhem një lojtar profesionist.

Tifozët? Unë jam Sergino dhe jam gati të jap maksimumin. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu në një klub të rëndësishëm që ka fituar Scudetton. Së shpejti do të shihemi në fushën e lojës”, ka përfunduar Dest.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!