Dështuan në afrimin e Mudryk, Arsenal përgatit planin për transferimin e francezit të Bayer Leverkusen

schedule20:43 - 17 Janar, 2023

schedule 20:43 - 17 Janar, 2023

Pas dështimit të transferimit të Mudryk, tek Arsenal, “topçinjtë” tashmë kanë kthyer sytë nga Gjermania, e më konkretisht nga anësori francez i sulmit, të Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Arsenal tashmë kanë kontaktuar me klubin gjerman për të diskutuar një transferim të mundshëm, të francezit nga “aspirinat” drejt Anglisë, me gjermanët që nuk duan ta lënë lojtarin të largohet në mes të sezonit dhe kërkojnë 100 milionë euro për një transferim në afatin kalimtar të verës,

Deri më tani, këtë sezon Diaby është golashënuesi më i mirë i Bayer Leverkusen në Bundesligë me 6 gola në 15 ndeshje. /i.m /abcnews.al