Gjatë ditës së djeshme, mediet gjermane raportonin se transferimi i Wilfried Zaha te Bayern Munchen ishte thuajse i mbyllur. 24 orë më vonë, gjithçka ka ndryshuar. Crystal Palace vazhdon të kërkoja shifra të çmendura për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë dhe nuk dëgjon asnjë ofertë poshtë 80 milion euro.
Vetë Zaha vazhdoi bashkëpunimin me agjentin e njohur, Pini Zahavi, me shpresën për t’u transferuar te një skuadër e madhe. Bayern shfaqi interes për 27-vjeçarin, por Palace ka bllokuar gjithçka.
Klubi londinez ka refuzuar oferta deri në 60 milion euro për shërbimet e sulmuesit anësor, me Arsenalin dhe Evertonin që e kërkonin me ngulm në verë. Edhe Bayern, ka dalë tashmë nga gara për shërbimet e Zaha dhe futbollisti afrikan duket se do të qëndrojë sërish në Londër./abcnews.al