Dështon seanca për “Habilajt”

schedule17:30 - 29 Maj, 2019

schedule 17:30 - 29 Maj, 2019

Shtyhet seanca për grupin e “Habilajve” në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë mos njoftimi i të pandehurve që gjenden përpara drejtësisë italiane. Sabaudin Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Katanias.

Ka dështuar për të disatën herë procesi gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Shkak është bërë mos njoftimi i 8 të pandehurve, të cilët gjendën në Itali. Gjyqatri Bibë Ndreca relatoi në këtë seancë se Sabaudin Çela ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Katanias, pasi është largaur. Çela tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e të dy vendeve.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk kanë mbërritur letërporositë për marrjen dijeni të 7 të pandehurve të tjerë për nisjen e procesit ndja tyre dhe në vendin tonë. Në Shqipëri nga grupi i Habilajve ndodhet vetëm Armando Koçerri, ndërsa Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj gjenden përpara drejtësisë italiane.

Nga brenda kafazit të hekurt, Armando Koçerri i ka kërkuar togave të zeza mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 6 dhe 7 vjeç, të cilët jetojnë në Vlorë. Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e kaluara pritet të marrë vendim për këtë kërkesë.

Grupi “Habilaj” u godit në Tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediat e vendit fqinj, ndërsa u morën nga Italia me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Për këtë të fundit dhe 3 zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila është e ndarë dosja dhe procesi pritet të nisë më 19 Qershor. Grupi i “Habilajve” akuzohen për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal dhe krijimi i grupit kriminal./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!