Dështon samiti i BE-së për emigracionin

schedule09:53 - 25 Qershor, 2018

schedule 09:53 - 25 Qershor, 2018

Liderët europianë nuk i kanë zhgënjyer pritshmëritë. Sikurse ishte paralajmëruar, samiti për emigrantët i mbajtur të dielën në Bruksel ka dështuar, me krerët e shteteve që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë një zgjidhje të unifikuar krizës së emigracionit.

Gjatë punimeve, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte kërkoi që BE të shfuqizojë kriterin që parashikon pritjen e emigrantëve nga vendi i parë ku ata zbarkojnë. Conte kërkoi që të ngrihen kampe pritëse në vendet tranzit, ku të regjistrohen emigrantët e përshtatshëm për të ardhur në Europë dhe ata që duhen kthyer mbrapsht.

Presidenti francez nga ana tjetër ka akuzuar disa vende se po përpiqen të kthejnë në instrument krizën e emigrantëve, për të krijuar tension politik dhe për të luajtur me frikën e njerëzve. Macron ka deklaruar se vendet europiane duhet të kenë një qasje efikase dhe humane ndaj çështjes së emigrantëve.

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se vendi i tij do ta shqyrtojë propozimin e Italisë, ndërsa kancelarja Merkel ka thënë se në këtë situatë, zgjidhja mbetet në marrëveshjet dy ose trepalëshe mes vendeve anëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!