Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dështon referendumi në Maqedoni, pjesëmarrja e pamjaftueshme

schedule12:55 - 1 Tetor, 2018

schedule 12:55 - 1 Tetor, 2018

Referendumi i mbajtur dje në Maqedoni ka dështuar, pasi nuk është arritur mbi 50% e pjesëmarrjes në të.

Nga numërimi i mbi 99  % të votave të referendumit deri në mesditen e sotme, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votim ishte mbi 36.8 %, një shifër e pamjaftueshme që referendum të quhet i vlefshëm.

Rezultojnë të kenë votuar PRO 91.48% e votuesve, ndërsa kundër rezulton se kanë votuar 5.64% e pjesemarrësve në referendum.

Procesi është zhvilluar nën monitorimin e 12 mijë vëzhguesve vendas dhe 493 të huaj dhe gjatë tij janë regjistruar rreth 20 incidente, të cilat gjithësesi nuk kanë ndikuar në ecurinë e votimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!