Dështon për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit, arsyeja

schedule10:10 - 20 Prill, 2023

schedule 10:10 - 20 Prill, 2023

Ka dështuar për herë të katërt seanca për inceneratorin e Elbasanit, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Mësohet se shkak është mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës.

Në këtë proces, janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në fakt nuk është i akuzuar vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por edhe për inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, nën hetim është ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!