Dështon misionin i Papa Françeskut në Bullgari

schedule18:45 - 5 Maj, 2019

schedule 18:45 - 5 Maj, 2019

Vizita e Papa Françeskut në Bullgari nuk ka dhënë efektet e pritura. Krerët e Kishës Ortodokse në Sofie kanë refuzuar të mbajnë meshën dhe lutjet e përbashkëta me atin e shenjtë, duke dhënë kështu mesazhin se përpjekjet e tij për bashkimin e degëve të krishterimit nuk do të kenë sukses.

Papa Françesku nisi të dielën vizitën në Bullgari, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse. Ati i shenjtë vizitoi katedralen ortodokse në Sofia dhe u takua me krerët e saj, por sikurse kishin paralajmëruar ata refuzuan të merrnin pjesë në shërbesat e përbashkëta dhe lutjet me të. Prej kohësh Vatikani bën përpjekje për unifikimin e dy degëve të Krishtërimit, që u nda në vitin 1054. Mbërritja e Papës në Bullgari këtë të djel shënoi vizitën e parë nga një Papë në vend në 17 vjet. Ati i shenjë u prit nga kryeministri Bojko Borisov, me të cilin zhvilloi edhe një takim të shkurtër kokë më kokë. Ai ndaloi edhe në pallatin presidencial, ku mbajti një fjalim gjatë të cilit ngriti çështjen e nivelit të ulët të lindjeve dhe nivelit të lartë të emigracionit.

“Si shumë vende të tjera të Europës, edhe Bullgaria duhet të përballet me atë që mund të quhet dimri i ri: ose dimri demografik që ka rënë si një perde e akullt në pjesën dërrmuese të Europës e që është pasojë e rënies së besimit tek e ardhmja”, u shpreh Papa Françesku.

Sa i takon emigracionit, ai i bëri thirrje krerëve të qeverisë që të mos mbyllin sytë, zemrat dhe duart përpara emigrantëve. Vizita e Papës në Bullgari do të pasohet nga ajo në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku ndodhet gjithashtu një komunitet i vogël katolik. Në përpjekje për të mos shkaktuar mërzi tek kishat e tjera, ati i shenjtë nuk do të takohet privatisht me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase gjatë vizitës së tij.

Kjo e fundit shpalli pavarësinë e saj në vitin 1967, por që atëherë nuk është njohur nga kishat e tjera. Gjatë qëndrimit në vendin e vogël ballkanas, Papa do të takohet me përfaqësues të minoritetit katolik./ABC News Albania 24/7