Tatimet: 1400 biznese pjesë e fiskalizimit

schedule17:01 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:01 - 18 Shkurt, 2021

Nga Erblina Mile

Bizneset në vend duket se po shtyjnë përfshirjen në procesin e fiskalizimit. Klodi Plloça, drejtor i drejtorisë së proceseve të biznesit pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve deklaron se deri më tani janë bërë pjesë e procesit vetëm 1400 subjekte nga 7600 që janë në total në këtë fazë. Bizneset që operojnë në kryeqytet janë më të rregulltat  duke u përfshirë në fiskalizim rreth 80 % e tyre e ndjekur më pas nga Fieri dhe Durrësi.

Numri i faturave të lëshuara në total është 144 mijë, që ndahen për entet publike dhe subjektet private” tha ai.

Bizneset e kanë kundërshtuar fiskalizimin dhe kanë kërkuar shtyrjen në kohë për shkak të kostove që krijohen. Sipas tyre vendosja e një softweri kushton deri në 500 euro. Por sipas përfaqësuesit të tatimeve në treg operojnë disa kompani të cilat ofrojnë  konkurrencë.

Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar të gjitha subjektet që operojnë me shtetin nuk do të paguhen nga thesari i shteti nëse nuk lëshojnë fatura elektronike. Kjo është faza e parë e fiskalizimit, e dyta pritet të nisë në 1 korrik për transaksionet biznes me biznes dhe në 1 shtator do të përfshijë të gjitha transaksionet./ Abcnews.al