Dy votimet e para në raudin e parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në Kuvend kanë dështuar për shkak se nuk është plotësuar kuorumi i plotë. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë ndërsa në votimin e dytë kanë marrë pjesë 79 deputetë.
Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku u bind që të votojë. Ndërkohë që tre deputetë të tjerë në LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.
Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk po marrin pjesë në votim edhe pse po qëndrojnë në sallë gjatë votimit./mv.abcnews.al