Apple ka hequr nga një produkt që ishte parashikuar për të karikuar pajisjet elektronike, si iPhone, iPad vetëm duke i lidhur me wireless, pa nevojën për të qenë të lidhur me kabuj.
Produkti i quajtur AirPower i prezantuar në vitin 2017 nuk do të dalë në shitje, sepse Apple njoftoi se nuk mund ta bënte këtë pajisje të funksiononte në mënyrën e duhur. Inxhinerët besohet se e kanë pasur të pamundur për të bërë këtë pajisje që të mos tejnxehej nga përdorimi, shkruan BBC.
“Pas shumë përpjekjesh, kemi dalë në përfundimin se AirPower nuk do të përmbushë standardet tona të larta dhe për këtë arsye kemi anuluar projektin”, njoftoi Apple. Kompania nuk ka dhënë arsye të tjera.
Ky produkt ishte paralajmëruar se do të dilte në treg në 2018-ën, por në fund të vitit nisën thashethemet për këtë produkt, ku aludohej pikërisht se inxhinierët nuk po arrinin të mbanin nën kontroll rritjen e temperaturës së baterisë kur kjo pajisje përdorej së tepërmi.
Rivalët e Apple, Samsung dhe Huawei, kanë nxjerrë tashmë produkte që mundëson karikimin e pajisjeve të tyre me wireless. /tvklan.al