Analisti Ridvan Berisha ka komentuar takimin në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili edhe këtë herë rezultoi pa sukses.
Në një lidhje me “Ballkan Update”, ai u shpreh se nuk është se kanë pasur pritje për këtë takim, pasi situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e paparashikueshme politikisht.
Berisha theksoi se për herë të parë Kosova po akuzohet si bllokuese e procesit të paqes.
“Për herë të parë Kosova po akuzohet si bllokuese e procesit të paqes. Mendojeni përballë një Vuçiçi, i cili thuajse në mënyrë sistematike ka bërë obsesisone mbi secilin proces të atyre 39 marrëveshjeve që janë arritur nga viti 2011 e tutje. Si u bë që Kosova sot të jetë në shënjeshtër të qortimeve, në masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian.
Edhe për sa kohë që po flasim dhe sot kemi direkt një deklaratë të Zotit Borell, ku tha që Kosova nuk ishte e gatshme që ta pranojë marrëveshjen për asociacion.
Të them të drejtën këtu në Kosovë ne nuk është se kemi pasur pritje imprensive për takimin e sotëm në Bruksel. Ne nuk e kemi ditur agjendën, por e kemi ditur që takimi po mbahet për sa kohë kemi një situatë komplekse në Veri të shtetit, kemi situata të pazakonta politikisht që bëjnë të paparashikueshme të nesërmen”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al