Dështojnë bisedimet mes Hollivudit dhe aktorëve, pezullohet prodhimi i filmave gjatë vjeshtes

schedule17:16 - 12 Tetor, 2023

schedule 17:16 - 12 Tetor, 2023

Negociatat mes studiove kryesore të Hollivudit dhe aktorëve u pezulluan të mërkurën, që do të thotë se prodhimi i serialeve dhe filmave të caktuar është pezulluar.

Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA është në grevë që nga korriku.

Studiot thanë se po i përfundonin bisedimet sepse “nuk po na çonin në një drejtim pozitiv”. Hendeku me anën e aktorëve “është shumë i madh”, argumentojnë studiot.

Ata gjithashtu argumentojnë se propozimi i fundit i aktorëve mund të kushtojë 800 milionë dollarë shtesë në vit dhe të krijojë “një barrë financiare të papërballueshme”.

Aktorët kanë bërë thirrje për pagesë më të mirë për përmbajtjen e transmetimit dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, vëren BBC.

Edhe pse greva e skenaristëve përfundoi në shtator pas 148 ditësh, pasi u arrit një kompromis me studiot, aktorët këmbëngulën në veprimet e tyre.

Shpresohej që marrëveshja me shkrimtarët do të ndihmonte gjithashtu në gjetjen e një zgjidhjeje me aktorët, të cilët rifilluan negociatat me studiot javën e kaluar.

Grevat lanë mijëra njerëz pa punë dhe i kushtuan Hollywood-it miliarda dollarë. Prishja e bisedimeve do të thotë se prodhimi i filmave gjatë kësaj vjeshte është pezulluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!