Dështoi të kthehej në protagonist te City, mesfushori anglez në “radarët” e Newcastle

schedule16:16 - 12 Tetor, 2023

schedule 16:16 - 12 Tetor, 2023

“Shkatërruesi” anglez i mesfushës, Kalvin Phillips u transferua me shumë bujë në verën ë vitit 2022, nga skuadra e Leeds United drejt “qyetatërve” të Manchester City, për shifrën e plot 50 milionë eurove, mirëpo 27-vjeçari ende nuk e ka lënë “gjurmën” e tij në “Etihad”.

Këtë sezon, tekniku Pep Guardiola e ka hedhur në fushë anglezin në 5 raste, duke arritur të grumbullojë në total, vetëm 167 minuta, shifër kjo e shumë e vogël në krahasim me çfarë mund të ofrojë në fushë 27-vjeçari.

Për këtë arsye, për kartonin e tij të fundit në “garë” mund të futen “bardhezinjë” e Newcastle, të cilët prej kohësh janë të interesuar për Phillips, mirëpo “dallëndyshet” do të kenë goxha rivalitet, me skuadrat e West Ham, Liverpool, Everton e Bayern Munich që kërkojnë shërbimet e lojtarit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!