Pas humbjes së zgjedhjeve të 8-9 tetorit, qeveria çeke ka rënë dakord që të largohet. Kryeministri çek Andrei Babis, është shprehur se i kishte dërguar një letër dorëheqje nga qeveria e tij presidentit çek Milos Zeman, i cili është shtruar në spital që nga 10 tetori, në vend që t’ia dorëzonte atë personalisht, siç ndodh zakonisht.
Ndërkaq pasi presidenti Zeman të pranojë dorëheqjen e qeverisë, do të kërkojë që ajo të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një të reje, diçka që pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Babis dhe aleatët e tij humbën zgjedhjet parlamentare dhe një koalicion prej pesë partish, i cili së ashku mban shumicën e vendeve në parlament, tashmë është rënë dakord që të formohet një qeveri e udhëhequr nga kryeministri Petr Fiala./abcnews.al