Albion Avdijaj rikthehet në Zvicër dhe do të mbajë veshur fanellën e Kriens, që garon në ligën e dytë (Challenge League) të futbollit në Zvicër.
Sulmuesi sezonin e shkuar ishte pjesë e Superiores. Fillimisht firmosi te Tirana dhe luajti vetëm një ndeshje në Kupë, kurse në janar kaloi te Vllaznia.
Me shkodranët luajti 14 ndeshje (4 si titullar) dhe shënoi një gol ndaj Bylisit. Me përfundimin e kampionatit ai u largua dhe te Kriens janë të kënaqur me këtë afrim që kanë bërë.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje të nënshkruajmë me një sulmues si Albioni, i cili sjell një përvojë të madhe në ekipin tonë.
Me gjatësinë e tij, Albioni është sulmuesi që kemi kërkuar prej disa kohësh”, është shprehur drejtori sportiv i Kriens, Bruno Galliker. / abcnews.al
View this post on Instagram