Dështimi i referendumit në Veri/ Berisha: Kosovës nuk i shërben, Kurti dhe Osmani po luajnë rolin e BE

schedule13:51 - 22 Prill, 2024

schedule 13:51 - 22 Prill, 2024

Qytetarët serbë në veri të Kosovës bojkotuan referendumin e mbajtur të dielën për shkarkimin e 4 kryetarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Ish-zv. ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha në një lidhje për “Tirana Live” se ky dështim i referendumit në Veri nuk i shërben Kosovës, pasi është një proces jodemokratik.

“Unë mendoj që Kosovës nuk i konvenon mbajtja e kryetarëve të komunës, të cilët nuk përfaqësojnë shumicën e popullatës. Sepse është një proces legal ai që ka ndodhur, por nuk është proces demokratik sepse procesi demokratik nënkupton miratimin e shumicës”.

Sa i përket kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar nga Perëndimi të heqi sanksionet, ai u shpreh:

 “Praktika e sanksioneve është që ato kur të vendosen gjithmonë se ka arsyetime për t’i zgjatur. Ky gabim fatal i vetë qeverisë së Kosovës që e ka futur Kosovën nën masën nga BE indirekt nga SHBA, tani paguhet çmimi sepse mund të gjenden arsye të tjera për të vepruar dhe pala kosovare në vend që të ketë një sens të zhvillimit në rajon, ku pala serbe do të jetë gjithmonë destruktive, ajo sikur është shtyrë se kush është më shumë destruktivë dhe kjo e ka dobësuar”.

Sipas Berishës, Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po luajnë rolin e Bashkimit Europian, në vend që të merren me vendin e tyre, Kosovën.

“Tani ky është një hap prapa i Serbisë, por qeveria e Kosovës po harron që është fjalë për vetë Kosovën dhe territorin e saj, të cilët kanë refuzuar të integrohen në institucionet e republikës së Kosovës dhe kjo është e dëmshme për ne. nuk ka rëndësi se sa e dëmshme është për Serbinë, sepse për mendimin tim ata janë shtet më vete. Edhe Kurti dhe presidentja Osmani në vend që të merren me Kosovën, ata janë marrë duke luajtur rolin e BE se çfarë duhet BE të bëjë. Është një çështje e BE dhe u pa në deklaratën e tyre.

Edhe në periudhat e më hershme dhe tani, qendrimi ka qene: Ju kryeni pjesën tuaj të detyrave, me Serbinë merremi ne. Edhe ata merren, dhe kërkimi i formalizimit të tekstit në raport me organet integruese u cilësua një hap prapa i Serbisë, por e njëjta gjë vlen dhe për Kosovën. Sepse çështja e asociacionit është dokument formal në momentin që ne kemi nënshkruar dokumentin e stabilizimit të asociacionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!