Timo Werner nuk po kalon një moment të mirë tek Chelsea, ku dhe me ardhjen e Lukakut vendi i titullarit do jetë shumë i vështirë. Për sulmuesin duket se ka interes nga Bundesliga, aty ku shkëlqeu me Leipzig disa vite më parë.
Ish trajneri i tij, tashmë në krye të Bayern, Nagelsmann kërkon të ribashkohet me Werner. Sipas “Sport1”, trajneri është në kontakt të vazhdueshëm me sulmuesin.
Tek Bayern duket se po përgatiten edhe për një largim të mundshëm të Lewandowskit, ku zëvendësuesi duket se mund të jetë Werner. /abcnews.al/