Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka folur për mediat sa i takon sezonit të shkuar me Interin, ku nuk arriti të fitojë asnjë trofe, pavarësisht se ishte deri në fazat e fundit në garë për katër kompeticione: Europa League, Serie A, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë.
“Kam pasur gjithmonë ato momente kur duhet të them thjesht “jo”. Superkupa, titulli i humbur me një pikë me Interin këtë sezon, gjysmëfinalja e Botërorit e humbur me Belgjikën. Ishte e tmerrshme për mua, si një shpërthim.
Mendova: Në djall gjithë këto! Kisha dhënë shumë për atë objektiv, më pas nuk arrita ta siguroj. M’u deshën katër apo pesë ditë për ta kaluar. Flas shpesh me Tierry Henry. Shumë shpesh. Në të vërtetë është mentori im. Më ka dhënë shtysën që më pas të krahasohem me sulmuesit e tjerë në Europë”, u shpreh Lukaku./abcnews.al