Dështim total në La Liga, Arsenali futet në garë për sulmuesin francez

schedule15:42 - 12 Maj, 2021

schedule 15:42 - 12 Maj, 2021

Arsenali ka nevojë për përforcime në çdo repart. Skuadra londineze ishte shumë afër finales së Europa League, por dështoi të eliminojë Villareal, ekip që do të sfidojë Manchester United në finalen e madhe të Polonisë (Gdansk, 26 maj).

Ndryshe ecuria në Premier League, aty ku “Topçinjtë” kanë kryer gafa pafund. Sot renditen në vend të nëntë, shumë larg pritshmërive të tifozëve. Drejtuesit e kanë të qartë që Mikel Arteta ka nevojë për përforcime dhe kanë nisur nga puna.

Goditja e parë mund të jetë në sulm. The Telegraph raporton se i i preferuari i klubit londinez është Moussa Dembele. 24-vjeçari u transferua në muajin janar nga Lyon tek Atletico Madrid. “Colchoneros” paguan 1.5 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit.

 

Moussa Dembele

Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes së plotë të lojtarit ofensiv për shumën e 33.5 milion eurove të tjera, opsion që me shumë mundësi nuk do e aplikojë. Vetëm 130 minuta aktivizim dhe asnjë gol deri tani për Dembele në aventurën iberike.

Në muajin shkurt qëndroi 15 ditë i izoluar për shkak të infektimit me Covid-19, teksa qëndroi edhe 19 ditë të tjera larg ekipit që kryeson La Liga-n për shkak të një dëmtimi që pësoi.

Arsenali kërkon të përfitojë, po studion situatën dhe është gati t’i dhurojë lojtarit me origjinë nga Mali një fanellë titullari në majën e sulmit. Arteta e pëlqen shumë Dembele dhe drejtuesit po synojnë t’ia sjellin në skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!