Dështim në menaxhimin e mbetjeve urbane

schedule18:41 - 24 Nëntor, 2017

schedule 18:41 - 24 Nëntor, 2017

Shqipëria është pushtuar nga mbetjet 27 vitet e fundit.Vëzhgimi i kryer në disa qytete të vendit është prova më e fortë e dështimit në zgjidhjen e kësaj problematike.

Ky vend që po shihni ndodhet shumë afër qytetit të Vlorës. Disa metra larg zonave të banuara.
Plehra kudo.
Shtyllat e tensionit të lartë janë i vetmi dallim në këtë vend, për tu kuptuar se nuk jemi në mesjetë.
Vlora nuk është i vetmi qyteti i ndotur nga mbetjet urbane.

29 kilometra më në veri, në qytetin e Fierit është e njëjta situatë. Mijëra tonë mbetje urbane janë depozituar në këtë zonë, të cilat përzihen me ujin e lumit dhe kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por dhe shëndetin e banorëve përreth.
Fieri plotëson me të njëtën panoramë të dyja skajet e qytetit.
E njëjta problematikë është edhe në qytetin historik të Gjirokastrës, ku sigurisht karakteristika nuk janë vetem gurët dhe lagjet muzeale, por edhe masivët e plehrave që vizitorë të përditshëm kanë nga kafshë të ndryshme.


Katastorfa në mjedis shihet më qartë në Lushnje. Në një pikë nuk arrin të bësh dallimin se ku fillojnë vendet që depozitohen mbetjet nga qendrat e banuara.
Por edhe nëse largohesh nga zonat e banuara, plehrat gjenden kudo, edhe në dy lumenjtë Seman e Shkumbin.
Mbetjet urbane kanë ndotur lumenj e plazhe në bregdet.


Jo shumë larg tyre në vijën bregdetare të Durrësit mbetjet e plastikës, gomës e inerteve qëndrojnë të pashkëputura brigjeve të Adriatikut.
Shqipëria ka dështuar në 27 vjet tranzicion ti japë zgjidhje kësaj problematike dhe këto pamje janë prova më e fortë e këtij dështimi./abcnews.al