Dëshpërim pas shpërthimit në Beirut, qytetarët mësyjnë në spitale dhe kërkojnë afërmit

schedule11:24 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:24 - 5 Gusht, 2020

Situata pas shpërthimit masiv në Portin e Libanit është mjaft e rënduar.

 

View this post on Instagram

 

Pamje të rënda nga spitalet e Libanit: Njerëzit kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz të gjakosur duke qarë dhe duke u endur në rrugët  e Beirut gjatë natës. Gjithçka përreth tyre është shkatërruar pas shpërthimit të shkaktuar nga 2 700 ton nitrat amoni në portin e qytetit.

Shpërthimi shkaktoi shtëpi, qëndra tregtare, hotele dhe biznese në këtë qytet. Rreth 100 të vdekur janë raportuar deri më tani dhe mbi 4,000 të plagosur.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, shpërtheu në lot ndërsa ai vizitoi vendin e shpërthimit. “Beirut është një qytet i shkatërruar”, u shpreh ai për mediat.

Një video e publikuar nga DailyMail, shihen qindra njerëz në spital të cilët kanë shkuar për t’u kuruar ose për të kërkuar të afërmit e tyre dëshpërimisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!