Dëshmon Sako, Tabaku: E ka thënë edhe Dako që është pa garë, Bllako ju detyroi t’i çonit mbetjet në Sharrë

schedule13:50 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:50 - 21 Shkurt, 2022

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është thirrur sot për të dëshmuar kryetarja në detyrë e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Gjatë diskutimeve, kryerja Jorida Tabaku e pyeti kryebashkiaken nëse kanë pasur komunikim me kryeministrin Edi Rama për të sjellë mbetjet në  Sharrë. Tabaku AKUM-i i drejtuar nga Alqi Bllako, babai i te cilit ishte i punësuar tek Inceneratori i Tiranës, ka ushtruar presion ndaj Bashkisë Durrës qe mbetjet të depozitoheshin në Landifillin e Sharrës në Tiranë.

Tabaku sqaroi se Bashkia Durrës ka lidhur një kontrate qe do ti kushtoje qytetareve 10 milion euro për koncesionarin plus 15 milion euro të tjera për transportin ç’ka sjell rritje me 60% te tarifave për pastrimin te qytetareve të Durrësit.

Demokratja i kujtoi gjithashtu se edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se procedura është pa garë. Sako i mohoi këto, duke theksuar se janë krenare për zgjidhjen që i dhanë Durrësit.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Për këtë procedurë tenderimi unë lexova edhe një intervistë të Dakos që thoshte për ne është e padrejtë ta bëjmë këtë procedurë pa garë. Kjo e falimenton bashkinë e Durrësit

Emiriana Sako: Unë duhet të komentoj një kryetar që ka qenë para meje? Për këto arsye ne kemi marrë mbështetje nga qeveria shqiptare

Jorida Tabaku: Po ju trajtoj me respektin maksimal, komunikimin me arroganca ta lëmë jashtë sallës. Zonja Sako kam një procedurë të firmosur nga ju negocim pa shpallje paraprake, ndërsa thatë se nuk ka një emergjencë të tillë.

Emiriana Sako: Sot unë jam krenare për këtë zgjidhje. Durrësi është qytet turistik, ka një park dhe nuk depoziton asnjë mbetje urbane në qytetin e vet. Ne kemi ende punë për të bërë. Jam krenare për zgjidhjen që i kemi dhënë qytetit.

Lexo edhe: Inceneratorët/ Dëshmon në Komision kryebashkiakja e Durrësit, Tabaku: Çuat në Sharrë mbetjet pa akte

Jorida Tabaku: Sa është kosto e transportit?

Emiriana Sako: Transporti bëhet nga bashkia Durrës. Ne kemi fondet tona. Ka kosto shtesë vetëm karburanti. Nuk ka kosto të madhe sepse distanca është e shkurtër.

Jorida Tabaku: Tarifat e bashkisë së Durrësit si e kanë reflektuar rritjen e  tarifës së pastrimit

Emiriana Sako: Durrësi ka pasur tarifa relativisht të ulëta. Me tarifën e vjetër kemi qenë më poshtë se Malësia e Madhe. Me ndryshimet në tarifë, jemi ende më poshtë se bashkia Pogradec, Vorë dhe Tiranë. Qytetarët re Durrësit paguajnë sot 290 lekë për pastrimin.

Jorida Tabaku: A keni pasur ndonjë komunikim zyrtar me kryeministrin, i cili deklaroi se e rritëm presionin mbi Durrësin?

Emiriana Sako: Ju duhet ta keni kryeministri  këtu dhe mund ta pyesni atë. Unë kam ligjin përpara. Jo kryeministrisë, por drejtuar ministrive të ndryshme.

Jorida Tabaku: Për një vit e gjysmë nuk morët asnjë masë dhe rritët presionin mbi Durrësin që ti detyronit t’i çonit në Sharrë mbetjet. Me shumë shqetësim dëgjova zotin Dako kur thoshte është pa garë, kur e thotë ai imagjino sa rëndë është.

Emiriana Sako: Unë flas për vete, nuk bëj komente çfarë kanë bërë kryetarët me parë.

Jorida Tabaku: Ju kërkoj të silleni më me pak arrogancë. Shqetësimi im është Alqi Ballko ka detyruar mbylljen e Porto Romanos që mbetjet të shkonin në Sharrë ku punonte i ati. Është transferuar te tarifat e pastrimit te qytetarë e Durrësit. Tenderin e Ecopark e ka marrë kompania e inceneratorit të Tiranës.

Emiriana Sako: Nuk e pranoj të qëndroj në komision me komente. Mos ma hiq fjalën të lutëm.

Jorida Tabaku: Mu drejto me respekt

Emiriana Sako: Nuk jam këtu për të bërë komente për institucione të tjera

Jorida Tabaku: Do të flasim për të gjitha çështjet grata dhe non-grata/

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!