Dëshmitari Idrizi në Speciale: Më akuzuan se jam bashkëpunëtor i Serbisë

schedule14:30 - 5 Shtator, 2023

schedule 14:30 - 5 Shtator, 2023

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka pyetur dëshmitarin e parë pa masa mbrojtëse në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Agim Idrizi, lidhur me dëshminë e tij për rrahjen e tij dhe familjarëve të tij nga Enver Axhami. Idrizi ka akuzuar Axhamin se në emër të UÇK-së, i ka rrahur të afërmit e tij. Megjithatë, ka treguar për problemet që kishin me familjen Axhami që para luftës, pastaj probleme për një tokë dhe akuza e kundër akuza në mes këtyre dy familjeve.

Ai ka pranuar se pa dijeni ka marrë në pyll drutë e Axhamit, derisa përmendi lopët e vjedhura nga familja Axhami në gjithë Kaçanikun.

Dëshmitari Idrizi është pyetur nga mbrojtja e Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts lidhur me deklaratën e dhënë në personelin e UNMIK-ut, në vitin 2001, lidhur me rrahjen që iu ka bërë atij për shkak të një toke të shitur në vitin 99 në Llanisht të Kaçanikut.

Sipas tij, Qazim Idrizi ia ka shitur tokën Bajram Brutit, por ishte Enver Axhami ai që e kërkonte ketë tokë. Ky i fundit ka shkuar në shtëpi të Qazim Idrizit dhe ia ka gjuajtur paratë në shtëpi edhe pse pronari i ligjshëm ishte Bajram Bruti. Megjithatë, në pyetjet e mbrojtjes, ai ka treguar për shumë probleme që kishte familja e tij me familjen Axhami, edhe para luftës.

“Na thatë që Qazim Idrizi ishte komshi i juaji, për ballë e kemi shtëpinë, shumë afër e kam. Jemi të një gjaku, këta i kanë bërë presion familja Axhami…A është e drejt të them se si Enver Axhami organizoi kidnapimin, sulmimin dhe arrestimin tuaj. Po. A është e drejt që keni pas probleme të tjera të shumta probleme të tjera të shumta me familjen Axhami. Enver Axhami thotë se unë jam spiun i Sali Brutit. Unë me Sali Brutin kurrë s’kam fol, ai bë atë kohë ka qenë komandant në Kaçanik, së pari iu ka akuzuar se ju keni vjedhur drutë dhe a është e saktë që ju e keni akuzuar atë që ai ju ka vjedh lopën. Krejt Kaçaniku e dinë që Sylë Axhami dhe vëllai i tij Isen Axhamin, këta i kanë vjedh lopët në Kaçanik, edhe mua më kanë vjedhur një lopë dhe kurrë në milici nuk e kam lajmru. A është e drejt të thuhet se kushëriri e Enver Axhamit e kanë sulmuar vëllain tuaj për një periudhë të gjatë kohore, po. A është e drejt të thuhet se edhe përpara se të fillonte lufta, donte të të kidnaponte ty dhe këtë ia keni thënë vet hetuesve. Po“, Idrizi.

Dëshmitari e ka konfirmuar se gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se për dy vite kishin probleme me tokën.

“Vehbi Koka na ka bërë krejt këto sherre se këta nuk kanë mund t’i bëjnë këto sene. Ai ka punuar me policinë serbe dhe më ka fut emrin aty, tash nuk ta heq dreqi, krejt shajnë, gjysma shajnë…a mund të themi se problemi që ke pasur me Enver Axhamin është për shkak se ai ka përhapur gënjeshtra për ty..në Kaçanik e dinë se Arkan nuk ka pasur kurrë. Edhe Sami Axhami kur ka thënë se Agimi më ka rreh me policë, kjo është gënjeshtër se nuk është e vërtet dhe kjo që ka thënë Agimi ka qenë polic nuk është e vërtet, roje i pyllit, nuk është e vërtet…i ka qit punë edhe UÇK-së, njeriu i keq, ai do të duhej të dal e të më vras mua para luftës jo me ushtrinë të dal e të marrë hakun“, tha ai.

Të gjithë drejtuesit e UÇK-së, ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, në përjashtim të Jakup Krasniqit.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!