Dëshmitari i ZPS-së: Nuk kam pas informacione kur është formuar Garda Kombëtare

schedule12:03 - 13 Qershor, 2023

schedule 12:03 - 13 Qershor, 2023

Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka folur për Gardën Kombëtare, për çka tha se nuk ka pas informacione se kur ishte formuar ky njësitë, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative që ka ekzistuar atë kohë.

Dëshmitari me kodin 04323, tha se pas përfundimit të luftës ishte angazhuar në këtë njësitë.

I pyetur nga prokurorja e specializuar, Silvia D’Ascoli se çfarë detyra kishte Garda Kombëtare, dëshmitari tha se përveç mbrojtjes së zonës operative nuk kanë pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar.

I pyeti nga prokurorja e specializuar, D’Ascoli se kush ishte komandanti i njësitit të Gardës Kombëtare, dëshmitari i tetë tha se ishte personi me numër 5 dhe me aq sa mban mend kjo Gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit.

Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.

Në gjykimit kundër Thaçit dhe të tjerëve edhe sot po vazhdon marrja në pyetje nga ZPS-ja.

Ndërsa, dëshmitari i tetë i mbrojtur i ZPS-së dëshminë e tij në Hagë e ka nisu qysh nga dje.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!