Dëshmitarët shtyjnë “Shullazin”

schedule15:56 - 16 Nëntor, 2017

schedule 15:56 - 16 Nëntor, 2017

Mosparaqitja e asnjë prej pesë dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria u bë shkak për shtyrjen e seancës së të enjtes ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë të dosjes. Mes emrave të dëshmitarëve ishte edhe Jani Zaka dhe Astrit Sinanaj, të cilët nuk ishin gjetur në adresat e tyre në Tiranë. Gjykata i tha palëve, se bazuar në përgjigjet e kthyera nga policia gjyqësore, që i referoheshin të dhënave të sistemit TIMS, dy dëshmitarët rezultonin jashtë vendit. Për dëshmitarin Sinanaj kryesuesi tha se ekzistonte edhe një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. Prokuri i çështjes kërkoi rinjoftimin e dëshmitarëve, si edhe dërgimin e një shkrese në zyrën e Interpol për ta. Pas ezaurimit të të gjitha mënyrave të kërkimit të parshikuara në ligj prokuroria pritet të kërkojë leximin e deklarimee të dhënë nga dëshmitarët gjatë hetimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!