DËSHMIA/ Zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai: Kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe

schedule12:02 - 11 Gusht, 2022

schedule 12:02 - 11 Gusht, 2022

Familjarët e Ervis Martinajt kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në policinë e Kurbinit duke kërkuar prej tyre që t’ia gjejnë djalin pasi dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pasi nuk kishin kontaktuar me të prej tre ditësh.

Më herët Abcnews.al raportoi se në polici kanë shkuar nëna dhe xhaxhai i Ervis Martinajt, Faiku.

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e Faik Martinajt, ku ai ka theksuar se njoftimin për zhdukjen e nipit e ka dhënë një i afërm i tyre nga Puka.

Çfarë tha xhaxhai në polici:

Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit dje rreth ores 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, me ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se qe prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam patur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të aferm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri diten e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur të kontaktojme dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij.
Sot në dreke rreth orës 12, te shqetesuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë se komisariatit Kurbin Pjetër Tuci për sa thashë më sipër”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!