Dëshmia tronditëse e Dumanit: 2 milion euro për hedhur në erë pallatin, i njëjti skenar si me deputetin Haklaj në 2001

schedule19:29 - 14 Qershor, 2022

schedule 19:29 - 14 Qershor, 2022

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse para prokurorëve të SPAK, ku ka theksuar se Kel Kamami i ka ofruar atij 2 milionë euro për të hedhur në erë pallatin ku jetonte Erjon Alibej.

…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” – deklaron Nuredin Dumani.

Çfarë ndodhi në 2001?

Dëshmia e Dumanit për porosinë për vrasje ku nuk kërkohet eliminimi fizik i personit por hedhja në erë e gjithë pallatit, të kthen vitet pas, pikërisht në 31 tetor të vitit 2001.

21 vite më parë u hodh në erë pallati i Azgan Haklajt, i cili në atë periudhë ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Nga shpërthimi mbeti e vrarë Shote Haklaj , si dhe të plagosur 3 persona të tjerë.

Për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë person pas hekurave, pasi autorët mbetën të paidentifikuar.

Kujtojmë që Nuredin Duman i u arrestua në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur, pas atentatit që iu bë të njëjtën ditë në Papër të Elbasanit.

Bashkë me Dumanin u arrestua edhe miku i tij Henrik Hoxhaj si dhe një vajzë nga Kosova.

Dëshmitë e Dumanit kanë vënë në lëvizje gjithë institucionin e Drejtësisë por dhe Policinë e Shtetit.

Në dy muajt e fundit ka pasur një sërë aksionesh nga RENE-a në qytetin e Elbasanit, ku pati disa të arrestuar.

Ndërkohë që 14 të tjerë mbeten në kërkim.

Në kërkim janë

-Eljo (Ervis) Bitri,

-Festim Qoli,

-Alban Bengasi,

-Ervis Martinaj,

-Elvin Merlika

-Alket Xhixha

-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

-Agron (Kamber) Mehja,

-Aleks Çela Alias (Tom Qorri)

-Talo Çela,

-Agim Gjini,

-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

-Florenc Çapja

-Abedin Mama (Dine Çami)

/abcnews.al