Një 28-vjeçare greke ka denoncuar në polici makthin që ka kaluar për rreth dy vite në duart e një tutori shqiptar që e njohu nëpërmjet Facebook-ut.
Sipas dëshmisë tronditëse të 28-vjeçares, shqiptari e shfrytëzoi atë për prostitucion, duke e kërcënuar përmes dhunës në mënyrë që 28-vjeçarja të pranojë të futet në tregun e prostitucionit.
E reja nga Selaniku kontaktoi në rrjetet sociale me shqiptarin verën e 2020-ës , pasi ky i fundit kishte publikuar një njoftim ku kërkonte të punësonte kamariere në një lokal në Kolono të Athinës, raporton abcnews.al.
Pas njoftimit për kamariere fshihej tutori shqiptar i prostitutave. Në këtë mënyrë 28-vjeçarja ra në kurthin e shqiptarit.
Ajo tha se në momentin që kuptoi se për çfarë bëhej fjalë refuzoi ofertën dhe tentoi të largohej, por shqiptari e burgosi me dhunë në një bodrum, e rrahu me shkelma, grushte, zinxhirë motori deri sa 28-vjeçarja u detyrua të pranonte të punonte si prostitutë.
“Kur i thashë se nuk dua ta bëj këtë punë, ai filloi të më godiste me inat në të gjithë trupin . Me shkelma, grushte dhe shuplaka më goditi shumë keq dhe më la shenja në të gjithë trupin.
Ngaqë nuk po duroja dot më dajakun, i thashë se do të pranoja punën dhe vetëm atëherë ai ndaloi së rrahuri. Pa marrë veten nga dhuna ai më tha të vishja këpucët dhe më çoi në dyqan për të gjetur punë direkt”, tha vajza, ndërsa përshkroi gjendjen e saj të mjerueshme në të cilën kishte rënë nga dajaku që kishte ngrënë, shkruan protothema.gr.
Ajo tha se kur “menaxherët” e dyqanit të prostitutave panë shenja dhune në trup, dhe i thanë tutorit shqiptar se 28-vjeçarja nuk mund të ou ijë në këtë gjendje, shkruan abcnews.al.
Në mars të vitit 2022, e reja arriti t’i shpëtonte tiranit shqiptar dhe t’i drejtohej Prokurorisë së Krimit të Organizuar për të kërkuar ndihmë, të cilët organizuan një operacion special për arrestimin e tutorit shqiptar./abcnews.al/