Dëshmia rrëqethëse: Nxënësin e nxora nga dritarja e autobusit, por më vdiq në prehër

schedule20:35 - 27 Nëntor, 2021

schedule 20:35 - 27 Nëntor, 2021

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Lexo edhe: Shoku i nxënësit të vrarë në Gllogjan: Ledioni më tregoi për problemin që kishin shoferët e autobusëve

Një prej tyre, siç tregon Malaj për Albanian Post, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pas në prehër deri në spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pas puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë.

Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!