Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që u arrestuan pasi i kishin vjedhur një çantë me parë një bizenesmeni në Tiranë.
Gjykata Penale e Tiranës lë në masën “arrest me burg” Donald Hoxhaj dhe Gentjan Kane.
Lexo edhe: EMRAT/ Vodhën 20 mln lekë dhe 50 mijë franga nga “Range Rover”, arrestohen autorët
Dy të akuzuarit janë arrestuar me 24 maj, pasi kamerat e sigurise se qendres tregtare kishin arritur ti filmonin Donald Hoxhen 27 vjec dhe Gentian Kanen 44 vjec, të cilët kishin vjedhur nga makina e shtetasit F.B. i ishin vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.
Njëri nga personat e përfshirë në vjedhjen e bujshme të çantës plot me para në një mjet tip Range Rover në Tiranë ka rrëfyer para hetuesisë të gjithë ngjarjen dhe si përfunduan në Fier me një mal me para.
Gjatë dëshmisë së tij zbulohet, të paktën nga pretendimet e të akuzuarit, se në fakt nuk është bërë nga uniformat blu gjetja e tyre, por ata vetë i kanë kontaktuar me një avokat dhe më pas me policinë për të dorëzuar paratë.
ABC News ka mësuar se Donald Hoxhaj ka deklaruar:
“Në 22 maj kam qenë bashkë me Gentian Kanen me mjetin e motrës së tij në Yzberisht dhe deshëm që të blinim peshk aty në lagje ku banoj unë. Ne kemi shkuar te dyqani i peshkut dhe pasi kemi porositur dhe paguar peshkun, menduam të dalim nga Kristali për xhiro. Në momentin që kemi qenë tek qendra Kristal kemi parë nje person që ndaloi aty me mjetin Rang Rover para hyrjes dhe bashkë me një grua kanë hyrë brenda. Unë kam parë që automjeti që u ndalua nuk iu përplasën pasqyrat, pasi si rregull, mjeti kur mbyllet i palosen edhe pasqyrat.
LEXO edhe: Vodhën milionat biznesmenit, gjykata lë në burg autorët
Pasi u siguruam që mjeti nuk ishte i siguruar me çelës, na shtyu kureshtja që të shikonim se çfarë kishte brenda. Unë zbrita për të mbajtur personat në vëzhgim, ndërsa Gentiani bëri një xhiro me makinë pasi aty nuk kishte parkim. Ai parkoi makinën ka ardhur tek Range Roveri. Në këtë moment unë kam hyrë në qendrën Kristal për të parë drejtuesin e mjetit, ndërsa nuk kam parë më se çfarë veprimesh ka bërë Gentiani. Kam dalë nga qendra Kristal, kam parë që Gentiani nuk ishte dhe e mora në telefon dhe më tha që kishte marrë një çantë në brendësi të Range Roverit dhe me tha se do të nisej për Fier.
Unë shkova të merrja peshkun që kishim porositur dhe ika në shtëpi. Të nesërmen Gentiani erdhi dhe më mori në telefon dhe kemi ikur bashkë në Fier. Gjatë rrugës më shpjegoi me detaje se sa ishte shuma e madhe e parave që kishte gjetur në çantë. Menjëherë jam trembur dhe kemi menduar se si do të dilnim nga kjo situatë. Kemi kontaktuar me një avokat në Tiranë dhe i kemi thënë se kemi vjedhur disa sende dhe duam t’i dorëzojmë. Ai na tha qe ndodhej në Lezhë dhe se të nesërmen do të merremi me këtë problem.
LEXO edhe: EMRAT/ Vodhën 20 mln lekë dhe 50 mijë franga nga “Range Rover”, arrestohen autorët
Kemi gjetur një avokate në Fier, më ka telefonuar policia dhe na thanë që të paraqitemi në Komisariatin nr. 2. Pasi mbylla telefonatën, avokatja mori numrin e policisë dhe u tha për dorëzimin. Ajo u kërkoi që të vinin në Fier pasi nuk mund të lëviznin dot me një shumë kaq të madhe parash me vete. Pasi erdhi Policia e Tiranës në Fier, kemi dorëzuar paratë dhe na kanë shoqëruar për në Tiranë. Në momentin që Gentiani më ka thënë se në çantë ka para i kam kërkuar që t’i dorëzojmë”, ka thënë Hoxha.
Ndersa Gentian Kane ka deklaruar:
“Më datë 22.05.2020 kam qenë bashkë me shtetasin Donaldo Hoxhaj, me mjetin e motrës së tij tip benz dhe deshëm të blinim peshk aty në lagje në Yzberisht ku banon Donaldo, ne kemi paguar peshkun te dyqani dhe sa ta bënte gati ai kemi dalë një xhiro me makinë nga Kristali.
Në momentin që kemi qenë para qendrës Kristal kemi parë një person që ndaloi mjetin tip Range Rover para hyrjes së qendrës Kristal dhe bashkë me një grua kanë hyrë brenda, unë bëra një xhiro me makinë dhe e parkova para një farmacie, bashkë me Donaldon kemi shkuar tek vendi ku ishte parkuar Range Roveri dhe Donaldo hyri brenda qendrës Kristal kurse unë jam afruar tek mjeti i parkuar dhe kam provuar derën e parë të mjetit nëse ishte e hapur, rezultoi se dera ishte e hapur, më pas kam kaluar nga pjesa e pasme e makinës dhe kam provuar bagazhin dhe bagazhi ishte i hapur, brenda ndodhej një çantë e cila ishte e fryrë.
Kam hapur çantën dhe pashë që brenda saj ndodheshin një sasi e madhe parash, e kam mbyllur prapë dhe e mora çantën. Kam shkuar te vendi që kisha parkuar makinën e kam vendosur çantën në sedilje dhe momentalisht më lindi ideja që të merrja një sasi lekësh dhe ta dërgoja çantën përsëri aty ku e mora, po kur ktheva kokën pashë që i zoti i makinës doli nga qendra Kristal dhe shkoi te makina e tij, në këtë moment unë kam ndezur makinën dhe jam larguar dhe kam ikur në Fier.
Kam qëndruar deri rreth orës 03:00 me makinë jashtë pastaj kam shkuar te shtëpia e prindërve të mi në Fier. Dua të sqaroj se gjatë rrugës për në Fier më ka telefonuar Donaldo dhe unë i kam thënë që mora një çantë me para në një Range Rover dhe se po iki në Fier. Të nesërmen kam ardhur përsëri në Tiranë dhe kam takuar Donaldon dhe bashkë me Donaldon kemi ikur përsëri në Fier pasi ai kishte babain e tij të shtruar në spital.
Pastaj shkuam te spitali dhe i thashë Donaldos se në çantë ishin shumë para. Nisur nga ky fakt unë jam trembur dhe i kam telefonuar një avokati dhe i kam thënë se ne kemi vjedhur disa gjëra dhe duam ti dorëzojmë por dua të më përfaqësosh. Ai tha se unë nuk ndodhem në Tiranë dhe se do kthehem në datën 24.05.2020 dhe mund të kryejmë veprimet.
Ne kemi gjetur një avokate në Fier, dhe në momentin që ne ishim me avokaten Donaldon e ka telefonuar policia të cilët i kërkuan të vinte në Tiranë te Komisariati nr. 2. Pasi Donaldo mbylli telefonin, avokatia mori numrin dhe i telefonoi, ka komunikuar me punonjësin e policisë dhe i ka thënë që këta duan të dorëzohen bashkë me lekët dhe ju kërkoi që policia e Tiranës të vinte në Fier sepse nuk mund të lëviznin me atë shumë parash.
Më pas erdhi policia e Tiranës në Komisariatin në Fier dhe pasi kemi dorëzuar shumën e parave na kanë shoqëruar për në Tiranë. Dua të sqaroj se kur i kam thënë Donaldos për shumën e parave ai më tha që ti dorëzonim por pastaj shkuam në Fier sepse ai kishte babain në spital. Unë nuk kam lëvizur asnjë lek nga canta dhe karburantin e makinës e kam futur me lekët e mia, por Donaldi mori rreth 40 mijë lek për ti paguar për babain e tij që kishte në spital. Gjë tjetër nuk kam për të deklaruar dhe deklarimin tim e firmos pa vërejtje”. /abcnews.al