DESHMIA/ I ndjeu vajza, si ndodhi përleshja brenda banesës së familjes Laze

schedule12:16 - 20 Janar, 2020

schedule 12:16 - 20 Janar, 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Allias.

Informacionet bëjnë me dije se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe e familjes Laze.

Mësohet se ka qenë vajza e çiftit 17 vjeç, ajo që e ka zbuluar praninë e grabitësve në banesë.

Në dëshminë e saj Afërdita Laze thekson se bashkëshorti i saj është ndeshur me grabitësit në korridorin e shtëpisë kur ka dëgjuar të bërtiturat e vajzës.

“Ishim në dhomë dhe dëgjuam zhurmë, dëgjuam vajzën që bërtiti kush është aty. Petriti u ndesh në korridor me dy persona të maskuar. Dukeshin të rinj ishin të maskuar dhe vetëm bërtisnin lekët lekët.  Grabitësit i drejtuan pistoleten Petritit. Ai tentoi ti nxirrte jashtë nga shtëpi, por ata e qëlluan, kur u afrova edhe mua më qëlluan dhe u larguan me vrap,” ka thënë Afërdita.

Grabitësit përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri të zotin e shtëpisë Petrit Laze e kënë goditur edhe me sende të forta.

Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetem një plumb në këmbë.

Dyshohet se grabitësit kanë pasur informacion të brendshëm, pasi çdo të dielë bëhej mbledhja e xhirove javorë të dyqane dhe një pjesë të parave dërgoheshin në banesën e Petritit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!