TIRANË- Në procesin që po zhvillohet ndaj Dritan Rexhepit dhe disa personave te tjerë në gjykatën e posacme, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Rexhepi ka deklaruar se nuk ka njohje me Gentian Docin një nga personat që akuzohet nga SPAK si organizator i rrëmbimet dhe gjithashtu tha se do te japë prova përballë gjykatës dhe prokurorisë.
“Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do e faktoj me prova në vijim përballë prokurorëve dhe gjykatës”, ka thënë Dritan Rexhepi.
Nga ana tjetër edhe avokatët e personave të tjetër të pandehur kundërshtuan provat e paraqitura nga SPAK, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 27 shkurt. SPAK e ka marrë të pandehur Rexhepin për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës ngjarje e ndodhur në Janar 2020.
Për këtë dosje procesi vijon ne mungese edhe për disa të persona te tjerë ndërsa për Altin Hajrin është veçuar. Rexhepi sipas SPAK është personi qe ka komunikuar më vëllain e Jan Prengës sapo është grabitur një sasi lëndë narkotike në një port në Angli.
Pas bisedës në mënyrë të mistershme është marrë peng Jan Prenga në Kamëz dhe më pas është dërguar në kompleksin Golden në Shijak. Policia ka zhvilluar disa herë operacione policore për gjetjen e kufomës se Jan Prengës, por pa rezultat.
Rexhepi rezulton të jetë një nga personat me të rëndësishëm në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt BE, si një ndër krerët e organizatës së quajtur “kompania BELLO”.
/abcnews.al


