Dëshmi tronditëse: Mësuesi Bego abuzonte seksualisht vajzat bashkë me kolegët

schedule23:00 - 18 Shkurt, 2020

schedule 23:00 - 18 Shkurt, 2020

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.

Dëshmia e parë vjen nga një djalë i cili tregon sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset.

Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të 99-tave.

Madje profesori Bego e “këshillonte” vajzën të mos bënte seks me bashkëmoshatarë, pasi ata nuk dinë të bëjnë seks. Në fund ai pohonte se e kishte dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

Rrëfimi i djalit:

Djali-Kam qenë student i liceut “Jakov Xoxa”dhe sapo pashë emisionin, denoncimin e profesorit Agron Bego, ndjeva që dhe unë të flisja diçka për ato që di, asgjë më tepër.

Saimiri– Je i gatshëm, që të gjitha këto që të më thuash këtu t’i thuash përpara organeve?

Djali –Çdo gjë që them.

Saimiri– Domethënë mban përgjegjësi të plotë për këto që thua?

Djali– Po, pa pikë pa presje, pa shtuar asnjë lloj gjëje.

Saimiri –Dakord! Më trego ca detaje nga të gjitha ato, që ti do t’i tregosh, ngjarje… ndoshta të vajzave, jo nuk dua emra konkretë, për të mos i rënduar ato, po të pedagogëve dhe të profesorëve, që ishin atje domethënë? Çfarë di më tepër se kaq?

Djali-Di, që ata kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin… disa vajzave që i kishin marrë në duar po themi… që i kanë pas të tyret dhe me presionet që kanë bërë… kanë abuzuar seksualisht me to.

Saimiri– Kanë ndodhur abuzime seksuale?

Djali– Po, po, po! Dheeee…

Saimiri-Ti ke.. ti ke qoftë dhe një rast të vetëm të një femre, që ka ndodhur kjo?

Djali– Po është një rast shumë banal, që mua më ka ngelur në mëndje sot e kësaj dite. Nuk e harroj dhe s’besoj ta harroj ndonjëherë. Ka qenë rasti i një vajze, i cili, profesor Agroni, mbasi mbaronte punën e vet, punë me vajzën, i jepte çelësat një profesori tjetër.

Saimiri-Thua për abuzimet seksuale? Po…?

Djali-Dhe i thoshte që shko se e ke shtëpinë vetëm…!

Saimiri-Kishte shtëpi, ambiente me qira?

Djali-Kishte shtëpinë e tij.

Saimiri-Kishte shtëpinë e tij…

Djali-Edhe ky shkonte dhe….

Saimiri-Sa vjeç ishte vajza, domethënë në çfarë viti?

Djali-Diku 16-17 vjeçe….

Saimiri-Ti e di emrin e kësaj vajzës, po?

Djali-Po patjetër! Hëëëë histori tjetër… Pothuajse gjysma e stafit ka qenë… ka qenë e tillë… Drejtori… kam rastis… një rast, që drejtori fuste duart ëëë…

Saimiri-Drejtori i shkollës thua?

Djali-Po profesoreve të tjera… profesoreve të tjera.

Saimiri-Në mes të stafit të tyre… stafit pedagogjik?

Djali-Kam rastis me një shokun tim, shok të klasës në korridor… e kam parë… kam parë ato veprimet e s’më ka ardhë mirë… Edhe kam pas raste, që dy profesorë, mundësisht janë edhe binjakë…

Saimiri-Japin mësim aty sot në lice ato?

Djali-Po, po, janë sot atje… prisnin vajzat, që të dilnin nga shkolla dhe bënin xhiro me makinën e tyre dhe i ngacmonin, hidhnin fjalë nga makina.

Saimiri– Domethënë, mbas orës së mësimit ishin…?

Djali– Mbas orës së mësimit, po. Ne njëherë e bëmë të madhe, për atë vajzën, që të fola pak më parë.

Saimiri– Ëhë…

Djali-Për atë, që abuzonin të dy, e bëmë të madhe në staf, e hapëm…

Saimiri– Pra është diskutuar… domethënë kohë më parë kjo histori?

Djali– Po, por të gjitha thoshin, që hesht! Më kupton?

Saimiri– Pra, profesorët ju thonin, që mos flisni?

Djali– Vetë stafi na thoshte: mos flisni!

Saimiri– Po thua për stafin pedagogjik, për mësuesit?

Djali– Po, po, po!

Dëshmia e dytë vjen nga vajzë e cila është ngacmuar nga pedagogu në fjalë. Po ashtu, ajo tregon edhe rastin e një tjetër nxënëseje në klasën e saj, që Bego është bërë “shkesë” për lidhjen intime të saj me një kolegun e tij.

Dëshmia e vajzës:

Nxënësja-Unë kam qenë studente e shkollës “Jakov Xoxa”. Kam bërë 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme atje. Në 9-vjeçare kam qenë për xxxx dhe nuk kam patur asnjë lidhje me profesor Agronin. Ka qenë profesori i parë, në fakt, që kam takuar atje  ditën që jam regjistruar në klasë të 6-të dhe më ka thënë që ka qenë një privilegj për atë që të më kishte mua nxënësen e tij. Në vit të parë ishte dëshira ime të kaloja për Kanto dhe profesor Agron Bego ishte pedagogu i kësaj dege.

Saimiri-Kantos atje në lice?

Nxënësja-Po! Edhe që në ditët dhe në javët e para të shkollës, profesori na pyeste me pyetje të çuditshme, nëse kishim të dashur, nëse kishim kryer ndonjëherë marrëdhënie  seksuale.

Saimiri-Domethënë siç doli në rastin e transmetimit?

Nxënësja-Po! Nga mesi i vitit, arriti situata deri aty sa edhe na prekte, duke qenë se ne merreshim me Kanto, duhet të kishim të zhvilluar diafragmën, që ndodhet në bark. Mendonte se na kontrollonte diafragmën dhe na prekte në zonat intime.

Saimiri-Domethënë që të jemi të qartë… profesori ju prekte…

Nxënësja-Po! Po, edhe më sipër.

Saimiri-Me ju e ka bërë?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Si reaguat?

Nxënësja-Nuk pata mundësi të bëja ndonjë reagim, sepse isha vetëm me profesorin në klasë dhe… kisha frikë. Por, që pas asaj dite dhe 2 vite të tjera të shkollës, nuk shkova në mësim. Vitin e parë dhe vitin e dytë bëra shumë mungesa në orën e Kantos. Kur shkoja, shkoja e shoqëruar, por profesori na thoshte gjithmonë të shkonim vetëm, se gjoja shoqet nuk na linin të përqendroheshim në orën e mësimit.

Saimiri-Ju merrte secilën vetëm me idenë që të mos shpërqendroheshit?

Nxënësja-Në vit të tretë pastaj vendosa që të vazhdoja shkollën e lartë në Akademinë e Arteve dhe u lidha me një profesore në Tiranë dhe shumë rrallë e takoja profesor Agronin. Por, edhe kur e takoja, ai përsëri na bënte pyetje të çuditshme nëse kishim gjetur ndonjë të dashur.

Saimiri-Ju e njihnit atë? Kishit, familja ose… njiheshit apo jo?

Nxënësja-Po, familja ime njihej me profesorin.

Saimiri-Këtë dëshmi që sapo dhe, je e gatshme ta japësh para organeve të tjera?

Nxënësja-Po! Jam e gatshme!

Saimiri-Ka qenë vetëm profesor Agroni?

Nxënësja-Ka edhe profesorë të tjerë.

Saimiri-Mendon që janë të lidhur? Rakordojnë veprimet me njëri-tjetrin, apo secili….?

Nxënësja– Po, sepse në fakt kam patur një shoqen time, që profesor Agroni e kishte lidhur me një profesor tjetër.

Saimiri-E kishte lidhur profesor Agroni me një tjetër?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Pra ishte bërë “shkesi”?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E vërtetë kjo?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E kishe në klasë këtë vajzën?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Kundrejt çfarë, domethënë çfarë i ofruan vajzës, apo e gjetën të dobët dhe…

Nxënësja-Nuk e di! Unë nuk  mendoj se ajo ishte e dobët, se ajo ishte shumë e mirë në degën e Kantos.

Saimiri-Mund të ma thuash emrin e pedagogut tjetër?

Nxënësja-Vasil!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!