Dëshmi e rreme, Luka Modriç mund të shkojë në burg

schedule21:56 - 2 Mars, 2018

schedule 21:56 - 2 Mars, 2018

Autoritetet kroate kanë akuzuar kapitenin e ekipit kombëtar të futbollit të Kroacisë, Luka Modriç, për dëshmi të rreme.
Mesfushori i Realit të Madridit dyshohet të ketë bërë një deklaratë false në një gjyq të ish-drejtorit ekzekutiv të Dinamo Zagreb, Zdravko Mamiç, që akuzohej për evazion fiskal.
Prokurorët thanë se Modriç ka falsifikuar deklaratën në Shkurt të vitit 2017 në lidhje me detajet e transfertës së tij nga Dinamo Zagreb drejt klubit anglez të Tottenham në vitin 2008.
Nëse shpallet fajtor, Modriç mund të përballet me një vendim deri në pesë vjet burg.
Mamiç është një figurë e fuqishme në futbollin kroat. Ai ishte një nga zyrtarët më të lartë të Dinamos së Zagrebit, klub për të cilin luante Modriç.
Mamiç, së bashku me vëllain e tij Zoran dhe dy persona të tjerë, dyshohen se kanë marrë para nga shitjet e lojtarëve te Dinamos.
Ata akuzohen për korrupsion, duke i shkaktuar Dinamos së Zagrebit një humbje prej 15 milionë eurosh, ndërsa shtetit, një dëm prej 1.5 milionë eurosh.
Prokurorët nuk e thanë në mënyrë të drejtëpërdrejtë emrin e Modriç si të dyshuar, por iu referuan si “qytetar kroat i lindur në vitin 1985”.
Por më pas mediat kroate zbuluan që i dyshuari bëhej fjalë për një nga lojtarët më të mirë të Kroacisë, Luka Modriç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!