Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dëshironte dasmë si ëndrra, nusja mashtron miqtë që ka kancer për të mbledhur para

schedule16:04 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:04 - 23 Dhjetor, 2020

Një grua gënjeu që kishte kancer, në mënyrë që familjarët dhe miqtë e saj të kontribuonin me mijëra dollarë në dasmën e saj të ëndrrave.

Sipas “DailyStar”, Toni Standen tani është dënuar me burgim, pasi i gënjeu të gjithë miqtë dhe familjarët që kishte kancer në mitër, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit të saj.

Nusja tha se donte dasmën e ëndrrave të saj para se të vdiste, dhe miqtë e saj nisën një fondacion në GoFundMe për të mbledhur para për dasmën e saj, duke grumbulluar rreth 10 mijë euro.



Ajo i informonte vazhdimisht në rrjetet sociale se si po shkonte trajtimi i saj. Madje qethi edhe flokët zero në mënyrë që të duket sikur është duke u trajtuar.

Gjatë dasmës, të ftuarit u bënë të dyshimtë kur babai i saj filloi të mbante një fjalim prekës dhe ajo filloi të qeshte.

Ndërkohë, në një telefonatë e cila u incizua, ajo e pranoi që nuk ka kancer. Gjatë gjykimit të saj, ajo u dënua me 5 muaj burgim dhe u detyrua të kthente të gjitha paratë që i mori si fonde. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!